Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme - Lajme - Kosova Sot
Shqetėsuese, 65 aksidente gjatė ditės sė djeshme

Shqetėsuese, 65 aksidente gjatė ditės sė djeshme

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 65 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, vetëm një rezulton të jetë me fatalitet, ndërsa 64 të tjerë me ose pa lëndime fare.

Në 27 nga këto aksidente ka pasur edhe të lënduar, disa më rëndë e disa më lehtë, ndërsa 38 prej tyre rezultojnë të kenë vetëm dëme materiale të shkaktuara në vetura.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 2153 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet që nga krijimi i task-forcës për parandalimin e aksidenteve.

(Kosova Sot)

4 orë e 43 minuta më parë