Likuidimi i mafiozit shqiptar më të madh në Ballkan u përgatit dy vjet (Foto/Video)

  • 16 August 2017 - 14:42
Likuidimi i mafiozit shqiptar më të madh në Ballkan u përgatit dy vjet (Foto/Video)

ilaver Bojku (58) i quajtur Leku, mbret i pakurorëzuar i prostitucionit në Ballkan, është vrarë me një të shtënë në ballë të hënën rreth orës 17 në Strugë para restorantit të tij, Aqua Blue. Dëshmitarët e rastit tregojnë se si i është afruar prapa shpine një mashkull i maskuar dhe ka qëlluar nga pistoleta drejtpërdrejti në ballë. Pas kësaj ky i panjohur kishte hipur në motor dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Bojku është vrarë për shkak të gjakmarrjes e cila ishte përgatitur në dy vitet e fundit, shkruajnë mediet maqedonase.

Bojku u vra nga hakmarrja për vrasjen e Sitem Istrefit (23) në vitin 2015 të cilin e kanë vrarë babai dhe vëllai i Bojkut. Burimi i njëjtë  pretendon se ishte “çështje ditësh se kur familja Istrefi do të arrijë deri te Dilaveri”.

Fjala është për familjen nga fshati Dolna Belnica, me të cilën familja Bojku prej dy vitesh ishte në konflikt për shkak të koncesionit të një plazhi në Strugë të cilin në fund e fitoi Dilaver Bojku.

Para dy vitesh, më 13 dhjetor 2015, kishte ardhur deri te qërimi hesapesh në mes dy familjeve në të cilin ishte vrarë Sitem Istrefi, ndërsa ishte lënduar rënd vëllai i tij Premtim Istrefi. Në konflikt janë përdorur pushkë automatike dhe revole. Aty ishte plagosur edhe vëllai i Dilaverit, Bashkim Bojku (45) i cili zyrtarisht gjendet në paraburgim, por mediet e atjeshme shkruajnë se shpesh është parë me vëllain e tij në plazh se si shëtitet lirshëm.

Sipas shkrimit republika.mk., gjatë vrasjes së Bojkut kishte qenë prezent i biri i tij Ermir Bojku (30) i cili është në arrati për shkak të vrasjes së Sitem Istrefit.

Mkd.mk shkruan se edhe pse i biri i Dilaverit, Ermiri është në arrati, megjithatë, njerëzit pretendojnë se ai sillet nëpër Velesht, ku babai i tij kishte mbajtur baret në të cilat lulëzonte prostitucioni.

Sipas portalit CDM, Bojku e kishte filluar karrierën në Zvicër si punëtor i ndërtimtarisë, dhe pas kthimit në Maqedoni ndërtonte bare dhe në gati çdo qytet pak më të madh e kishte së paku nga një.

Ai fliste me gazetarë pa ngurrim duke paralajmëruar se “ndoshta së shpejti do të arrestohet”, por se nuk ka për çfarë të frikohet sepse nëpër baret e tij nuk punohet në të zezë, dhe se “të gjitha gratë kanë dokumente valide dhe lejet e punës dhe se askush nuk i detyron për asgjë”.

Policia maqedonase kishte vlerësuar se Bojku kishte ndërmjetësuar në shitjen e rreth 3.000 grave.

Pretendohet sa ka jetuar me tre gra të “vërteta”, ndërsa ka pasur një numër të madh të të dashurave, derisa të tjerat i shiste me çmim prej 1.000 deri në 5.000 euro.

(Kosova Sot)