Korrupsioni dhe krimi me lejet e ndërtimit dyfishuan votat e VV-së!

  • 16 August 2017 - 07:52
Korrupsioni dhe krimi me lejet e ndërtimit dyfishuan votat e VV-së!

Prokuroria Speciale të nisë hetimet serioze për krim të organizuar

Prishtina po pësonte dëme milionëshe si pasojë fillimisht të bllokimit dhe pas disa muajsh të korruptimit, inkriminimit e trafikimit të lejeve ndërtimore në Prishtinë nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Albin Kurti, Liburn Aliu etj. Analistët thonë se kjo udhëheqje e VV-së e ka forcuar "mafinë dhe nëntokën e ndërtimit", me të cilën VV-ja është bashkuar dhe veprojnë si një korporatë e madhe kriminale dhe nga e cila kanë përfitime në baza ditore dhe shuma dhjetëra milionëshe, që për rrjedhojë i sollën edhe rritje me dyfishim të votave përmes shitblerjesh dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe tepër të varfër. Analistët shtrojnë pyetjen se kur do të ketë kurajën e guximin Prokuroria Speciale dhe të sjellë para drejtësisë hajninë disa dhjetëra milionëshe përmes shitjes së lejeve ndërtimore gjatë mandatit 2014-2017 nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Albin Kurti, Liburn Aliu dhe ekipi i tyre i sekserëve. Vetë Prokuroria Speciale nuk është përgjigjur gjatë ditë së djeshme në pyetjet e gazetës "Kosova Sot". Por, ka dyshime të forta edhe aty se korrupsioni me lejet e ndërtimit veç sa është thelluar edhe më shumë në qeverinë e VV-së në kryeqytet, e cila kishte premtuar se do ta çrrënjoste korrupsionin!!! 

Paratë e aferave korruptivo-kriminale për blerjen e votave të VV-së

Analisti Faton Mehmeti ka thënë se lejet e ndërtimit janë kthyer në afera korruptive, të cilat pastaj manifestohen në shtim të votave. Sipas tij, për çdo keqpërdorim të lejeve ndërtimore duhet bërë hulumtime, për çdo leje ndërtimi që është dhënë nga administrata komunale."Prishtina konsiderohet vendi ku mbindërtimet dhe ndërtimet korruptive ishin në hov në kohën e Isës, por përflitjet për Shpendin duhet të verifikohen", ka potencuar analisti Mehmeti."Në një vend ku drejtësia është peng i politikës, asnjëherë nuk pritet të zbardhen rastet e vërteta të lejes së ndërtimit", vijoi më tutje ai."Kosova po vazhdon të keqtrajtohet nga mbindërtimet, si dhe të korruptohet nga të gjitha anët", ka potencuar për "Kosova Sot" analisti Faton Mehmeti.

Image

 

Klubi i mafiozëve

Analisti Reshat Badallaj theksoi se populli i Kosovës së shpejti do t´i ndien pasojat që i ka shkaktuar klubi VV me sejmenët e saj e saj të inkriminuar, por gjithnjë të mbështetur nga banda serbiane që quhet "DEVOLLI". "Ç´është e vërteta, lidhja e tyre me këtë murtajën e zezë antikombëtare, që bashkëpunon me direktiva të Serbisë, "DEVOLLI", vetëm një Zot i Madh e di se prej kur janë tinëzisht me ta, por kjo u bë publike dhe u zbulua deri kur populli i kapi me pelë për dore Shpendin e Ali Ahmetit në jahtin dhjetëra milionësh në ujërat e thella të detit, në natën pa hënë dhe larg syve të popullit. Atje s´do mend se është dërguar si krushk nga Albin Kurti, Dardan Sejdiu, Dardan Mulliqaj, Liburn Aliu dhe të disa këlyshëve që etërit e tyre kishin dënuar shqiptarët me dëshmi të rrejshme, për t´i mbushur thasët me para", potencoi ai. "Shpendi i Ali Ahmetit, natyrisht jo pa dijeninë dhe planin e kësaj garniture klubesh, sa leje ndërtimore në zemër të Prishtinës ia dha bandës serbe "DEVOLLI" dhe mendoni ju se ia dha ashtu kot. Po, kjo nuk është toka e këtyre harambashëve, këtë tokë nuk e kanë pasur mallin e babës. Aliu asgjë nuk kishte lënë pas vetes, pos që kërcitke këmbët nëpër bina dërrasash dhe shqyente gurmazin për qenin plak Titon nëpër drama", u shpreh më tutje Badallaj. "Ndonëse, në fakt, kanë ndërtuar një klan tepër mafioz, por të financuar fuqishëm nga hajnat e zhvatësit Devolli, kjo së shpejti do të plasë dhe do të zbardhen një nga një, që dikush ende nuk po e beson dhe më detyrojnë shpeshherë të qeshi me vete se si ky popull nuk i di shumë gjëra, se si janë të lidhur tepër ngushtë ky krim i organizuar nga këta që të vrasin natën e të vajtojnë ditën", theksoi analisti Badallaj. "Jemi në udhë të mbarë të mësojmë se cili është plani i tyre për të mashtruar sërish popullin për të marrë serish votat. Keni vënë re se tani a guxojnë këta të thonë edhe vetëm një fjalë keq për bandën serbiane "DEVOLLI"? Jo, ngase u ndalet menjëherë grazhdi. Edhe pse nganjëherë flasin, sa për të mashtruar, që të thonë populli jo nuk paskan kurrfarë lidhje me bandën serbiane "DEVOLLI", duke fshehur gjurmët e TRAFIKIMIT KRIMINAL !Ku i morën paratë këta për të mashtruar popullin?", u shpreh më tutje Badallaj. "Si ia kthyen shpinën popullit me varfëri të skajshme dhe ata bëjnë dyzen ahengu të lidhur me kollare qafës... Përse nuk i bëjnë publike shitjet e lejeve ndërtimore që janë bërë brenda tre-katër vjetësh sa janë në pushtet kriminal? Natyrisht se janë bërë disa, por sa janë bërë ilegalisht, prapa kurrizit të popullit? Çdo gjë ka për t'u zbardhur dhe do të habitet populli se çfarë mjeshtërie tinëzare kanë bërë dhe sidomos do të habiten disa rrahagjoksë se kinse këta janë të pastër si uji", thotë analisti Reshat Badallaj. 

Keqpërdoruesit e pushtetit duhet të japin llogari

Analisti Muhamet Kelmendi thotë se ndjekja dhe kapja e keqpërdorueseve të pozitave shtetërore, sikundër edhe të krimit në Kosovë, ka vështirësi në kryerjen e detyrës nga ana e Prokurorisë dhe të Gjyqësorit, si mekanizma të shtetit ligjor. "Krimi është rritur në nivel qendror dhe atë lokal. Kushdo dhe në të gjitha nivelet po vidhet në përmasa të mëdha. Fakte ka mjaft. Faktet dhe dëshmitë janë si për pushtetin qendror, ashtu edhe atë lokal", ka theksuar ai."Shteti po dështon. Kemi krim nga kryeministri e ministrat; në nivelin presidencial, nëpër ministri e në administratë, po nuk dënohen. Këndej i duhet shtetit një renovim. Ai duhet të bëhet në nivel qendror dhe atë lokal", u shpreh më tutje analisti Kelmendi për "Kosova Sot"."Duhet të kapen kriminelët dhe keqpërdoruesit e pushtetit dhe të taksave të popullit. Në Prishtinë dhe kudo, s'ka rëndësi emri dhe mbiemri, pozita etj., lypset përgjegjësi. Duhet të hetohen kryetarët dhe nënkryetarët e komunave, vetë presidenti dhe kryeministri; ministrat dhe edhe veprimtaritë ekonomike private, si: DEVOLLI, ETC, HIB, LESNA, ALBIMALL etj. Pa hetime të tilla nuk kapen kriminelët dhe nuk dënohen ata. Shteti dështon", ka theksuar profesor Muhamet Kelmendi. Gazeta i ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës për çështjet e shtruara, por as kësaj radhe nuk ka kthyer përgjigje. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës ka kohë që kanë humbur komunikimin me gazetën duke mos kthyer përgjigje për pyetjet e dërguara. 

Analisti Xhevat Sefaj thekson se shitja dhe blerja e lejeve të ndërtimit, fillimisht bllokimi e më pas burokracia, si mundësi korruptimi dhe trafikimi, përmes sekserëve me leje ndërtimi, janë praktikë e qeverisjes së "Vetëvendosjes" në Komunën e Prishtinës, por edhe në "Vetëvendosje" si parti politike."Kjo mënyrë e funksionimit të partive politike dhe qeverisjes është një sistem pragmatik ballkanik, të cilën e ka përqafuar edhe 'Vetëvendosje'. Këtë mënyrë pragmatike të qeverisjes manipulative, korruptive e kriminale e jo konformiste, që e zhvatin pushtetin e paranë publike të qytetarëve duke i sjell dobi personale pushtetarëve, unë e quaj një lloj 'prontizmi' në Kosovë. 'Vetëvendosje' është e qeverisur nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe sekserët e tyre të prirë nga kryesekseri Dardan Molliqaj. Pra, 'Vetëvendosje' në fakt është klani 'Pronto tre' dhe Dardan Molliqaj është në fakt Adem Grabovci i PDK-së, sikurse PDK-ja që e përdorte Adem Grabovcin, 'Vetëvendosje' po e përdor Dardan Molliqajn. 'Vetëvendosje' nuk është që e urrejnë Adem Grabovcin, ata vetëm e xhelozojnë atë, sepse nuk kanë pushtet aq sa kishte Adem Grabovci, pra atë që e ka bërë klani 'Pronto' në tërë Kosovën" është shprehur Sefaj. Ai ka shtuar tutje se "Vetëvendosje" këtë po e bën në Komunën e Prishtinës, ngase vetëm aty e ka dhe ushtron pushtetin abuziv.

(Kosova Sot)