Rritet numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës

  • 17 August 2017 - 15:39
Rritet numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Indeksonline se deri në pasditen e së martës (16 gusht) numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës ka arritur në 2 mijë e 645 aplikime.

“Afati i fundit për të aplikuar për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës është data 23 gusht”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në këtë link:  http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit

 (Kosova Sot)