Mjekët i thanë se e kishte nga menstruacionet, vajza vuante nga kanceri

  • 20 August 2017 - 19:15
Mjekët i thanë se e kishte nga menstruacionet, vajza vuante nga kanceri

Haley vuan nga astrocitoma juvenile pilocistike, një formë e rrallë e tumorit të trurit, që haset kryesisht te fëmijët dhe adoleshentët. Edhe pse bëhet fjalë për një tumor beninj, mjekët arritën ta largonin vetëm 75 për qind të tumorit

Kur Haley Flatt mbushi dhjetë vjet, ajo filloi që të kishte dhembje të tmerrshme të kokës, të cilat ia mpinin njërën anë të fytyrës. Mjekët i thanë se këto ishin efekte anësore të menstruacioneve, të cilat asaj i ishin paraqitur më herët sesa që do të mund të pritej. Por, e ëma e saj, Tinisha Lairson, mendonte se diçka tjetër ishte në pyetje. Më 12 qershor të vitit 2014, Haley ishte zgjuar në mëngjes, por nuk mund të zbriste nga shtrati. E ëma e dërgoi në spital dhe kërkoi që t'ia bënin skanimin e trurit. analizat treguan praninë e një tumori të madh, të mbështjellë rreth trungut të saj trunor. 

Tumori gjendej i vendosur mbi një duq të enëve të gjakut

Haley vuan nga astrocitoma juvenile pilocistike, një formë e rrallë e tumorit të trurit, që haset kryesisht te fëmijët dhe adoleshentët. Edhe pse bëhet fjalë për një tumor beninj, mjekët arritën ta largonin vetëm 75 për qind të tumorit, meqë ai gjendet afër enëve të ndjeshme të gjakut. Kjo dmth se vajzës i duhet që të marrë një kohë të gjatë kimioterapi, duke e monitoruar tumorin, me shpresë që ai të mos ia rrezikojë jetën. Derisa mjekët e tjerë kishin hezituar që ta operonin vogëlushen, për shkak se tumori gjendej i vendosur mbi një duq të enëve të gjakut, Dr Naina Gross, neurokirirge e fëmijëve shprehi gatishmërinë për ta operuar vajzën. Tani kimioterapia është mënyra e vetme që tumori të mbahet nën kontroll edhe pse ai kurrë nuk do të shërohet në tërësi. 

(Kosova Sot)