"Vetting"-u, arma që pastron drejtësinë nga të korruptuarit

  • 21 August 2017 - 07:39

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se " Vettingu" është arma e fundit dhe e domosdoshme për ta bërë të mundur shërimin e sistemit të drejtë- sisë në Kosovë, derisa, sipas tyre, kërkohet edhe një presion i fuqishëm nga faktori ndërkombëtar mbi pushtetarët dhe qeveritarët e korruptuar, në të kundërtën nuk mund të ndodhë ndonjë reformë cilësore e sistemit të drejtësisë. Ndaj, është shtruar edhe çështja se përse të ashtuquajturit "peshqit e mëdhenj", gjithnjë po u shpëtojnë dënimeve të rënda, dhe kush është përgjegjës e deri kur do të tolerohet kjo amnisti e pandëshkueshmëri e krimit, dhe për rrjedhojë drejtësia në Kosovë po vazhdon të jetë vetënënshtruese ndaj politikës e pushtetarëve në Kosovë. Pra, është koha e fundit që BE- ja dhe SHBA- ja të bëjnë presionin e fuqishëm dhe vendimtar mbi politikën e degraduar të Kosovës për ta bërë një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë përmes VETTINGut, sikur që u bë dhe po bëhet në Shqipëri, që bën vetëpastrimin e tërë sistemit të drejtësisë e që në fakt çon prapa grilave shumë gjyqtarë e prokurorë që kanë rënë ndesh me ligjin. Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se elita politike në Kosovë në vazhdimësi ka dëshmuar " aftësinë" e saj për të shpenzuar kohë, duke paraqitur probleme të cilat në fakt nuk janë probleme. " Tre vjet të shpenzuar pas Demarkacionit dhe Asociacionit, qytetari duke u " argëtuar" me këto tema në prapaskenë kanë ndodhur shumë mangësi po larg syrit të publikut, kjo po përsëritet që nga pas lufta. Paraqitja e rasteve- problemeve politike, të argëtohet publiku e në prapavijë: krim, kontrabandë dhe korrupsion. Duhet të reflektojmë shtetësi, iniciativat t'i ndërmarrim vetë dhe jo duke kërkuar në vazhdimësi iniciativa nga jashtë. Është e vërtetë që kemi shumë miq që na kanë ndihmuar ndër vite. Kosova është e jonë dhe detyrat janë për qytetarin dhe institucionet e Kosovës", u shpreh Hasan Preteni nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet.

Image

 

Kelmendi: Ky sistem vetëm me masa të gjithanshme dhe të ashpra shërohet

Profesori universitar Muhamet Kelmendi thotë se natyrisht që " VETTING"-u është arma e fundit dhe e domosdoshme për ta bërë të mundur shërimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. " Ne jemi dëshmitarë të shumë keqpërdorimeve dhe krimeve. Për çdo ditë informon gazeta "Kosova Sot" dhe shumë mjete të tjera për keqpërdorime, por nuk merren masa. Në nivel komunal ka fakte të bollshme për krimin, po ai nuk hetohet. Në nivel qendror nuk ka ministra apo kryeministër që nuk kanë bërë veprimtari të dëmshme dhe hetohen po nuk merren në përgjegjësi. Jemi dëshmitarë të 70 veprave për të cilat hetohet Isa Mustafa dhe drejtësia hesht. Me dhjetëra vepra shkojnë në llogari të Thaçit e të grupit rreth tij, apo të ish- ministrave të Thaçit e Mustafës dhe, kuptohet, drejtësia po hesht. Kemi kështu gjendje alarmante dhe të kapur tërësisht nga politika dhe krimi ekonomik- financiar i matrapazëve dhe mafiozëve ekonomikë- financiarë. Ky sistem vetëm me masa të gjithanshme dhe të ashpra shërohet.?Nuk mundet kurrë të shërohet drejtësia pa shërim të politikës dhe të bazës ekonomike. Krimi buron nga shumë veprimtari të lidhura me politikën dhe pa i nënshtruar dhe dënuar për veprimtari kriminale ato kurrë nuk kemi sistem të drejtësisë normal dhe sundim të ligjit. Çështjet ecin bashkërisht. Baza ekonomike e përcakton politikën, përkatësisht superstrukturën dhe kjo kryen punë, sipas kërkesave dhe vendimeve të ekonomisë. Tërësisht vendi merr fryme nga krimi ekonomik. Këtë duhet dënuar me masa penale", theksoi për gazetën "Kosova Sot" profesori universitar Muhamet Kelmendi.

Image

 

Smaka: Nevojitet presion i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar mbi pushtetarët

Profesori i së drejtës, Riza Smaka ka nënvizuar se në aktualitetin kosovar gjasat janë se pa një presion të fuqishëm të faktorit ndërkombëtar mbi pushtetarët dhe qeveritarët e korruptuar nuk mund të ndodhë ndonjë reformë cilësore e sistemit të drejtë- sisë derisa, siç tha, pa reformë cilë- sore, kusht pa të cilin nuk bën, nuk mund të priten përmirësime cilësore kualitative as kuantitative. " Prandaj, gjykojmë se është momenti i fundit që faktori ndërkombëtar të ushtrojë presion ultimativ mbi qeveritarët, të cilët janë indiferentë dhe janë indolentë ndaj gjendjes ekzistuese sa i përket ndryshimit të gjendjes për të mirë. "Pra, që të luftohet krimi i organizuar e format më se të ndryshme të korrupsionit, në këtë drejtim nuk ekziston vullneti politik. Prandaj, pothuajse se zgjidhje mund të thuhet dhe e vetmja është që faktori ndërkombëtar të përcaktojë kushte imperative pa të cilat ta zëmë nuk mund të bëhet asnjë Raport i Progresit për vendin tonë, prandaj duhet të presim në atë drejtim, por gjithsesi shoqëria civile dhe mediet duhet ta alarmojnë gjendjen ekzistuese, pasi faktori ndërkombëtar fundi i fundit nuk di edhe aq shumë. Kështu kur shoqëria civile, bota akademike dhe mediat e ngritin këtë çështje, e shtjellojnë sistematikisht dhe seriozisht dhe kjo temë do të bëhej temë aktuale dhe akute dhe pas kësaj mund të pritet se do të bëhet ndonjë intervenim i tillë çfarë kërkohet dhe dëshirojmë", spikati për gazetën "Kosova Sot

 (Kosova Sot)