Pushteti vendor në Shqipëri, të ardhurat 12.083 milionë lekë

  • 21 August 2017 - 22:11
Pushteti vendor në Shqipëri, të ardhurat 12.083 milionë lekë

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në shtatëmujorin e parë të këtij viti llogariten 12.083 milionë lekë.

Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor në periudhën shtatëmujore kapin vlerën e 28.727 milionë lekëve.

Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.

Nga taksa për pasurinë në shtatë muajt e parë të vitit u arkëtuan 3.345 milionë lekë, nga taksa mbi biznesin e vogël 246 milionë lekë dhe nga taksa lokale 8.492 milionë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor për vitin 2017 pritet të arrijnë nivelin e 15.401 milionë lekëve. Parashikimi për këtë grup taksash është bazuar në parashikimin për rritjen ekonomike nominale, si dhe në përmirësimin e pritshëm administrativ në mbledhjen e të ardhurave.

(Kosova Sot)