Amerika ndërpret dhënien e vizave për rusët

  • 21 August 2017 - 23:27
Amerika ndërpret dhënien e vizave për rusët

Dhënia e vizave për në SHBA do të pezullohet përkohësisht në Rusi duke filluar nga nesër për shkak të reduktimit të presonelit diplomatik të kërkuar nga Moska si përgjigje e sanksioneve, njoftoi sot ambasade amerikane.

“Për shkak të limitit të vendosur nga qeveria ruse mbi numrin e personelit diplomatik të autorizuar për t’u gjendur në Rusi, të gjitha operacionet e lidhura me vizat përveç imigracionit do të pezullohen më 23 gusht”, njoftoi ambasada në një komunikatë.

“Operacionet do të rifillojnë më 1 shtator në Moskë, por operacionet në konsullatat amerikane në qytetet e tjera rusa do të qëndrojnë të pezulluara për një kohë të papërcaktur”, thuhet në këtë komunikatë, përcjell Atsh.

Autoritetet ruse i kishin kërkuar Uashingtonit të reduktojë personelin në ambasadë dhe konsullatë nga 755 persona në 455, në nivelin e efektivëve të përgaqësive ruse në SHBA.

(Kosova Sot)