Turizmi dhe emergjencat çojnë Ambasadorin kinez në Berat

  • 21 August 2017 - 23:40
Turizmi dhe emergjencat çojnë Ambasadorin kinez në Berat

Kompanitë të shumta japoneze në fushën e turizmit i kanë kushtuar një vëmendje të madhe promocionit turistik të qytetit të Beratit.

Qyteti i një mbi një dritareve është kualifikuar së fundmi ndër 30 qytetet më të bukura të Europës dhe kjo ka bërë që të shtohet interesi vizitorëve japonezë për këtë qytet. 
Për të njohur më nga afër qytetin e Beratit dhe për të diskutuar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit me prioritet turizmin, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, vizitoi këtë të hënë Beratin.

Makoto Ito: “Ne diskutuam me kryetarin në lidhje me ndarjen e njohurive dhe asistencën që mund të japim në raste të fatkeqësive natyrore nëpërmjet agjensisë Xhajka e qeverisë japoneze për të dhënë asistencë dhe ndihmë në këtë fushë”.

Ndërsa kryetari i bashkisë Petrit Sinaj vlerësoi asistencën e kompanive turistike japoneze në promovimin e qytetit të Beratit. 

Petrit Sinaj: “Kompanitë japoneze në fushën e turizmit kanë rritur ndjeshëm promocionin për Beratin, duke e klasifikuar atë si një ndër 30 qytetet më të bukura në Europë dhe për rrjedhojë kanë sjellë rritjen e interesit të vizitorëve japonezë për qytetin tone dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të kemi më shumë vizitorë japonezë”.

Një nga temat e diskutuara me Ambasadorin japonez përpos turizmit ishte edhe menaxhimi i emergjencave nisur kjo nga situata e zjarreve me të cilat është përballur së fundi vendi ynë.

(Kosova Sot)