Nisin homazhet për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

  • 22 August 2017 - 11:18
Nisin homazhet për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Për të nderuar figurën e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, tashmë në drejtim të sallës së Kuvendit janë duke shkuar politikanë të shumtë.

Deri më tani, kur gjithçka është gati për homazhe, i pari në Kuvend ka arritur Ramush Haradinaj. Derisa më pas aty u panë edhe Lutfi Haziri, Haki Rugova, Vjosa Osmani e të tjerë.

Homazhet në Kuvend do të bëhen deri në orën 12:00 më pas do të mbahet një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.

(Kosova Sot)