Zyrtari amerikan: Jemi të gatshëm t’i përdorim aftësitë dhe kapacitetet e plota kundër Koresë Veriore

  • 22 August 2017 - 13:17
Zyrtari amerikan: Jemi të gatshëm t’i përdorim aftësitë dhe kapacitetet e plota kundër Koresë Veriore

Prioriteti kryesor i presidentit Donald Trump është t’i mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet kundër kërcënimit në rritje nga Koreja Veriore, ka thënë një zyrtar amerikan.

Ambasadori amerikan për çarmatim, Robert Wood, ka thënë një Konferencën për Çarmatim të sponsoruar nga OKBA-ja në Gjenevë se rruga e dialogut ende mbetet opsion për Penianin.

Ai ka theksuar se Amerika është e gatshme t’i përdorë aftësitë dhe kapacitetet e plota në dispozicion.

“Programet e armëve bërthamore dhe raketat balistike të Koresë Veriore përbëjnë kërcënime të mëdha për tërë botën,” ka thënë Wood.

“Prioriteti kryesor i presidentit mbetet mbrojtja e territoreve të SHBA-së dhe aleatëve tanë kundër agresionit të Koresë Veriore,” ka shtuar ai.

“Mbesim të përgatitur për t’i përdorur aftësitë dhe kapacitetet e plota në dispozicion kundër kërcënimit në rritje nga Koreja Veriore,” ka thënë ai në konferencën

(Kosova Sot)