Kuqi: "Kosova Sot" boton shkrime të guximshme për grupet kriminale-politike

  • 13 September 2017 - 22:01
Kuqi:

Politologu Gurakuq Kuqi thotë se krijimi i një pavarësie mediale në vendet si Kosova është jashtëzakonisht i vështirë, duke pasur parasysh që ka demokraci të brishtë, udhëheqje klanore, presione, konkurrencë jo të drejtë, restrikcione, etj. "Megjithatë, "Kosova Sot" para gjithë këtyre sfidave ka arritur që të qëndrojë stoike dhe të ruajë pavarësinë e saj editoriale dhe financiare. Një gjë të tillë shumica e medieve në Kosovë nuk kanë arritur ta bëjnë, por edhe shumë prej tyre kanë hequr dorë nga parimet e gazetarisë, duke u përkulur para fondeve të pista, njerëzve të politikës dhe veprimeve të tjera. Përveç këtyre faktorëve, duhet të kihet parasysh që të duhet edhe një patriotizëm që të qëndrosh i pastër dhe të jesh në anën e popullit, pra duhet idealizëm përtej interesave krejtësisht të ngushta financiare dhe kjo e ka bërë të qëndrojë "Kosovën Sot" akoma një zë i fuqishëm dhe gazeta më e lexuar në Kosovë. Pastaj, dhënia e mundësive për t'u shprehur nga të gjithë, duke mos pasur kriter nepotizmin, jaraninë dhe shkrimet e njëanshme, por kriter vetëm cilësinë, ka arritur të mbetet gazetë e popullit dhe për popullin", theksoi Gurakuq Kuqi.

(Kosova Sot)