"Kosova Sot" nxjerr me guxim keqpërdorimet e pushtetarëve dhe grupeve kriminale - politike

  • 14 September 2017 - 08:13

GAZETA NUMËR 1 NË KOSOVË FESTON KËTO DITË DITËLINDJEN E SAJ TË 19-TË (4)

Ka arritur t'i përballojë ndikimit politik me të vetmin qëllim që të ruajë etikën gazetareske

Lexues të devotshëm të gazetës "Kosova Sot", të cilët u takojnë shtresave të ndryshme shoqërore, politike e kulturore, vlerësojnë se gazeta lidere është një dritare informative, që sjell jo vetëm informacione empirike, por edhe shkrime tematike rreth problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova dhe njerëzit e saj. Ata thonë se me qasjen qoftë informuese, qoftë të prezantimit të analizave, opinioneve e vështrimeve nga fusha të ndryshme, kjo gazetë ka treguar profesionalizëm dhe paanshmëri

NËNTOR SHAQIRI, EKSPERT I INTEGRIMEVE EVROPIANE

Kjo e përditshme ka filluar punën në kohën më të vështirë për gazetarinë kosovare, duke rrezikuar dhe duke sakrifikuar gjithçka në misionin e informimit të drejtë përballë barbarisë së pushtuesit serb. Gazeta ," Kosova Sot", lidere në fushën e medieve të shkruara, ka arritur t'i përballojë ndikimit politik me të vetmin qëllim, që të ruajë etikën gazetareske. Duke pasur si objektiv kryesor informimin në mënyre të drejtë, kjo gazetë me plot guxim vazhdon të nxjerrë në shesh keqpërdorimet e pozitave zyrtare dhe zhvatjet e grupeve kriminale - politike ".

PROF. BEDRI HALIMI, KRYEINSPEKTOR I KOSOVËS

Gazeta "Kosova Sot", në vazhdimësi, që nga fillimi i daljes së saj, ka qenë një dritare e re informative, duke sjellë jo vetëm informacione empirike, por edhe shkrime tematike rreth problemeve me të cilat është ballafaquar Kosova dhe njerëzit e saj. Me qasjen qoftë informuese, qoftë të prezantimit të analizave, opinioneve e vështrimeve nga fusha të ndryshme, kjo gazetë ka treguar profesionalizëm dhe paanshmëri, duke mos e vënë veten në funksion të një "guri të mullirit" që bluan gjithçka, sepse në këtë formë, edhe gatimi do të bëhej gjithqysh, e me të cilin produkt pastaj do t'i helmohej shija e opinionit. "Kosova Sot", si rrallë ndonjë gazetë tjetër, aktualisht në Kosovë, ka mbetur për t'i thënë vërtet gazetë, duke mos u shndërruar në paçavure partiake, klanore, fisnore etj. Pa dyshim se në rrethanat nëpër të cilat kalon shoqëria kosovare, një qëndrim i tillë nuk është i lehtë, madje edhe i kushtueshëm, por, përkundër të gjitha sfidave, drejtuesit e saj, bashkë me ekipin realizues, ia kanë dalë jo vetëm të mbijetojnë. Urojmë që kjo gazetë të ketë jetë të gjatë dhe suksese në drejtim të përmbushjes së objektivave të saj, si dhe të kryerjes së rolit në shoqëri çfarë vërtet i takon një mediumi të pavarur.

BERAT BATIU, PROFESOR I GJUHËS SHQIPE

Gazeta "Kosova Sot" është gazeta më kontributdhënëse dhe është gazetë lidere, tashmë këtë gjë e dimë të gjithë. Ajo me punë dhe angazhimin që ka bërë dhe po bën që nga pas lufta është gazeta më serioze. Kjo ka bërë që unë dhe besoj shumica e kosovarëve ta lexojmë këtë gazetë si gazetë lidere. Më pëlqejnë të gjithë artikujt e gazetës, veçanërisht Editoriali, e po kështu pjesa politike dhe ajo redaksionale që ka një kualitet të lartë dhe pa dyshim të çmuar. Me rastin e përvjetorit të kësaj gazete, uroj që respekti i fituar deri më tani të vazhdojë edhe më tej, që kjo gazetë të mbetet emër i nderuar i gazetarisë gjithëshqiptare. Ka politikë të pavarur tërësisht. Pronarët e kësaj gazete treguan se dinë të bëjnë gazetë ideore dhe hulumtuese. Urime 19- vjetorin e punës, edhe 100 të tjera.

ARMEND ADEMI, KËNGËTAR

Si fillim dua të gjithëve ju stafit të "Kosova Sot" t'u uroj ditëlindjen e 19-të të gazetës, ku ju punoni dhe jepni kontributin tuaj për ne si artistë dhe për lexuesit e shumtë të gazetës suaj, dhe po ashtu dua t'ju falënderoj që gjithmonë keni qenë të gatshëm të bëni promovimin e këngë- tarëve të rinj me "Kosova Sot", e kjo është për t'u vlerësuar nga të gjithë.

ENIS JASHARI, KËNGËTAR

Kontributin e gazetës "Kosova Sot" e vlerësoj me notën më të lartë, pasi jam rritur me të. Rolin që e ka pasur kjo e përditshme në të gjitha sferat e jetës është për çdo lëvdatë, prandaj për këta 19 vjet, sa është pjesë e shoqërisë sonë, ka ndikuar gjithnjë pozitivisht. Uroj që "Kosova Sot" të festojë edhe shumë ditëlindje të tjera, me shpresë që të vazhdojë edhe më tej të jetë dritare e informimit të drejtë dhe të saktë, siç ka qenë deri më tash.

GENX SERMAXHAJ, ANALIST 

Gazeta "Kosova Sot" është e përditshmja më e besuar në vendin tonë, e cila përgjatë 19 vjetëve rrugëtim u ka shërbyer lexuesve me mjaft sinqeritet dhe korrektësi, duke e mbajtur lexuesin gjithmonë të fokusuar dhe të informuar për atë se çka po ndodh në vend dhe jashtë tij. Ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur profesionale, në të gjitha temat, e në veçanti në fushën e sportit, duke bërë përpjekje maksimale për ta afirmuar sportin dhe sportistët në të gjitha trevat ku ka arritur kjo gazetë. Besoj se "Kosova Sot", si medie e shkruar, ka arritur që ta transmetojë mesazhin tek lexuesit e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, me ç'rast edhe lexuesit duhet të jenë shumë falënderues.

LIRIDON KUKAJ, FUTBOLLIST 

Uroj 19-vjetorin e gazetës me shpresë se të tillë do të keni edhe shumë të tjerë, me këtë ritëm dhe me këtë korrektësi, sikur e keni pasur deri tash. Mediet në përgjithësi janë një lloj udhërrëfyesi për sportistët. Unë e falënderoj gazetën tuaj që gjithmonë është afër nesh, duke na promovuar drejt dhe korrekt.

PËRPARIM ISLAMI, FUTBOLLIST

Gazeta "Kosova Sot" është shumë korrekte dhe ndër gazetat më të mira në Kosovë. Unë si sportist, ju jam falënderues për kontributin që jepni në njoftimin korrekt të opinionit. Keni bërë dhe jeni duke e bërë një punë shumë profesionale dhe unë ju uroj një punë të mbarë edhe shumë vjet të tjerë. 19 vjet nuk janë pak, por falë punës së drejtë ju vazhdoni të jeni shumë të dashur për sportistët.

ENIS ZABËRXHA, FUTBOLLIST

Urime edhe për shumë vjet. Karriera ime e pasur sportive mund të them se lidhet ngushtë me gazetën tuaj, pasi jam përcjellë vazhdimisht nga ju dhe për këtë jam falënderues. Gjithmonë keni qenë afër meje dhe për këtë arsye e çmoj shumë gazetën "Kosova Sot". E di që edhe ju keni kaluar nëpër momente të vështira, çka keni sakrifikuar shumë vetëm e vetëm që të jeni afër opinionit dhe ia keni dalë me plot sukses. Urime edhe për shumë përvjetorë të tjerë.

ALBAN VESELI, BASKETBOLLIST

Sporti kosovar ballafaqohet me shumë probleme dhe gjithmonë për këto probleme ka raportuar gazeta "Kosova Sot". Normalisht se kjo nuk është aspak e lehtë. Ashtu sikur nuk ka qenë lehtë për ne, ashtu nuk ka qenë lehtë edhe për gazetën tuaj. Të raportosh që 19 vjet nuk është aspak e lehtë. Jam i vetëdijshëm se gazeta është përballur me shumë vështirësi në tërë këto vite, megjithatë ia ka dalë me sukses. Shpresoj se do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen. 

AIB KABASHI, TRAJNER I HENDBOLLIT

Sporti i Kosovës ka shumë nevojë për gazetën tuaj. Sikur të mos kishte medie, atëherë nuk do të kishte arsye edhe për të luajtur e për të garuar, si në sportin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombë- tar. Gazeta "Kosova Sot" gjithmonë ka raportuar për problemet me të cilat përballen klubet sportive në Kosovë dhe problemet e sportistëve. 19 vjet të raportosh në mënyrë të drejtë nuk është aspak lehtë, megjithatë ka pasur sukses dhe në opinionin sportiv gëzon shumë sukses. 

ALBAN DOBROSHI, ISH-HENDBOLLIST I NJOHUR 

Përveç ndeshjeve që kemi zhvilluar, gazeta u ka kushtuar rëndësi të madhe edhe gjeneratave të reja. Ashtu siç nuk ka qenë lehtë për ne, besoj se ashtu është edhe për ju. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të flas për gazetën tuaj, sepse raporton në mënyrë të drejtë dhe asnjëherë nuk e ka heshtur zërin ndaj problemeve, me të cilat ballafaqohen sportistët në Kosovë.

FISNIK RUGOVA, BASKETBOLLIST 

Për ne, lojtarët, është shumë me rëndësi që të jemi më afër lexuesve. Këtë na ka mundësuar deri më tani gazeta "Kosova Sot". Ka qenë gjithmonë afër sportistëve. Për këtë arsye kam opinion pozitiv për këtë gazetë dhe ashtu siç ka raportuar deri më tani, shpresoj se do të vazhdojë në mënyrën e njëjtë. 

BLERIM KRASNIQI, ANALIST I BASKETBOLLIT

Gazeta "Kosova Sot" mbetet shembull për të gjithë. Shembull se si duhet raportuar. Shembull se si duhet të jetë afër sportistëve dhe gjeneratave të reja. Ka raportuar edhe në kohën më të vështirë, kur nuk ka qenë lehtë dhe po vazhdon në mënyrën e njëjtë edhe tani dhe shpresoj se do të vazhdojë të jetë e paanshme, sikur deri më tani. 

LORIK ILAZI, TRAJNER I VOLEJBOLLIT

Sikur të mos kishte medie në Kosovë, atëherë nuk do të kishim motiv as ne për të punuar. Megjithatë, duke e gjetur veten në gazetën tuaj, jemi motivuar më shumë edhe ne. Është shumë me rëndësi për komunitetin e volejbollit që të kemi hapësirë në mediet kosovare. Këtë mundësi na ka ofruar gazeta "Kosova Sot" dhe jemi shumë të lumtur për këtë. 

DRILON HAJRIZI, BASKETBOLLIST

Të raportosh që 19 vjet dhe atë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme është shumë e vështirë. Të qëndrosh besnik ndaj lexuesve nuk është aspak e lehtë. Megjithatë, për sportistët kjo është shumë e rëndë- sishme. Është shumë e rëndësishme që të shkruash ashtu siç është. Është një gazetë serioze me lexues të rregullt. Meritë është e gjithë stafit, që besoj se kanë bërë një punë të madhe.

ARTAN MEHMETI, ANALIST I BASKETBOLLIT

Për ne është e rëndë- sishme që të çmohen ata që kanë punuar me dekada të tëra në sportin e Kosovës. Kanë dhënë shumë për sportin e Kosovës dhe nuk kanë kursyer asgjë. Pikërisht ata e kanë gjetur veten në gazetën "Kosova Sot" dhe do t'i jenë përgjithmonë falënderues. Shpresoj se do të vazhdoni në këtë mënyrë dhe gjithashtu shpresoj se do të vijnë ditë më të mira për të gjithë sportistët në Kosovë. /Vijon/

(Kosova Sot)