U fut pa leje në shkollën e princit George, arrestohet 40-vjeçarja

  • 14 September 2017 - 10:21
U fut pa leje në shkollën e princit George, arrestohet 40-vjeçarja

Një grua është arrestuar në Londër pasi dyshohet se tentoi të vidhte në shkollën e frekuentuar nga princi George, djali i William dhe Kate, nip i mbretëreshës Elisabeth. Lajmi u bë i ditur nga policia britanike. Gruaja 40-vjeçare ka hyrë të martën në institutin “St. Thomas’s Bettersea” dhe tani është nën mbikqyrjen e policisë. Autoritetet kanë njoftuar se masat e sigurisë së godinës janë përforcuar.
“Po punojmë me shkollën që frekuenton Lartmadhëria e tij Princi George për të rishikuar sigurinë pas incidentit”, deklaroi policia londineze. Për momentin nuk ka elementë që të çojnë në dyshime se mund të ketë kërcënim të drejtëpërdrejtë karshi George apo fëmijëve të tjerë. Ndërkohë zyra e shtypit e pallatit mbretëror tha për mediat se është në dijeni për ngjarjen. George 4 vjeç, i treti në radhë për fronin britanik, nisi shkollën më 7 shtator në një institut që frekuentohet nga 560 fëmijë nga mosha 4 deri në 13 vjeç.

(Kosova Sot)