Probleme me pronën, një person tenton të hidhet nga shtylla në Tiranë

  • 19 September 2017 - 12:02
Probleme me pronën, një person tenton të hidhet nga shtylla në Tiranë

Një 53 vjeçar ka vënë në alarm policinë e kryeqytetit pasi po tenton të hidhet nga një shtyllë e tensionit të lartë.

Ngjarja po ndodh në fshatin Domje në Kashar. Mustafa Plaku është ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon se do të vetëflijohet, pasi problemi që ai ka me një pronë të tijën ka mbetur ende pezull dhe i pazgjidhur.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe po tentojnë të shmangin tragjedinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak.

Më datë 19.09.2017, rreth orës 10:00 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Domje një shtetas ka hipur në një shtyllë tensioni. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në Domje ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë shtetasi Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës. Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat. Po punohet nga shërbimet e policisë për negocim dhe zbritjen pa probleme të shtetasit Mustafa Plaku.

(Kosova Sot)