Nesër mblidhet Kryesia për të caktuar seancat

  • 19 September 2017 - 13:03
Nesër mblidhet Kryesia për të caktuar seancat

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Sipas komunikatës për media mbledhja do të fillojë në orën 11:00 dhe do t’i ketë këto pika të rendit të ditës.

1.Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2.Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

4. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,

5. Përgatitjet për seancë të re:

· Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

· Koha për pyetje parlamentare,

· Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

· Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

(Kosova Sot)