Djegia e trinjakëve në Durrës, dëshmitë e para: Britmat e nënës i dëgjoi e gjithë lagjja

  • 20 September 2017 - 20:34
Djegia e trinjakëve në Durrës, dëshmitë e para: Britmat e nënës i dëgjoi e gjithë lagjja

Një tragjedi nga ato që i kalon përmasat e njerëzores ndodhi sot në banesën njëkatëshe të familjes Konçi në fshatit Romanat të Durrësit, aty ku u shuan padrejtësisht tre vogëlushë.

Pas zjarrit që i mori jetën trinjakëve, banesa ka mbetur në errësirë, ndërsa këto janë dëshmitë e para nga vendngjarja.

Nëna e të vegjëlve që ndodhej në punë në ato momente ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët thonë se britmat e saj i ka dëgjuar i gjithë fshati.

“Do ketë qenë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera”,- thotë një banor.

“Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”,- thotë një tjetër banor.

(Kosova Sot)