Vulin: Lista Serbe do pengojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

  • 20 September 2017 - 23:51
Vulin: Lista Serbe do pengojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Lista Serbe nuk do të lejojë formimin e forcave të armatosura të Kosovës.

Ai deklaroi se Qeverinë Serbe askush nuk mund ta bindë për të rënë dakord për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë organizatë, nuk ka forcë, nuk ka asnjë presion politik për të cilin ne do të pranonim të krijohen forcat e armatosura në territorin tonë, forca që do jenë nën këngën e dikujt tjetër”, ka thënë Vulin.

Vulin a shtuar se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1244) përcakton se KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë.

(Kosova Sot)