Trump paralajmëron OKB-në: Jemi të gatshëm ta shkatërrojmë Korenë Veriore

  • 20 September 2017 - 23:54
Trump paralajmëron OKB-në: Jemi të gatshëm ta shkatërrojmë Korenë Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë fjalimit të tij në OKB, ka thënë se SHBA-të kanë mjaftueshëm forcë dhe durim për ta zgjidhur krizën me Korenë Veriore, por nëse vazhdojnë kërcënimet në drejtim të kufijve të Amerikës ose aleatëve të saj, Korja Veriore duhet ta ketë të qartë se ne do të veprojmë me forcë të plotë.

“Lansimi i raketave do të jetë një mision vetëvrasës për regjimin e Koresë Veriore. SHBA-ta janë gati dhe të afta ta shkatërrojnë forcat e Koresë Veriore, por mbetemi me shpresë së kjo nuk do të jetë e nevojshme”, ka thënë Donald Trump, duke e publikuar me vonë në profilin e tij në facebook.

Koreja veriore duhet ta kuptoj se e vetmja se shkatërrimi i armëve bërthamore është i vetmi opsion drejt së ardhmes, ka shkruar me tej Trump.

(Kosova Sot)