Ku do të godasë tërmeti tjetër shkatërrues?

  • 22 September 2017 - 23:05
Ku do të godasë tërmeti tjetër shkatërrues?

Një seri tërmetesh të mëdha, për më pak se 24 orë mund të ishin shkaktuar nga valët sizmike, që kanë udhëtuar përgjatë 'linjës së gabimit' dhe duke shkaktuar të çara. Një tërmet me magnitudë prej 6.1 shkallësh goditi Zelandën e re të mërkurën, i cili u pasua nga tërmete të tjera afër brigjeve të Japonisë (6.1), Vanuatus (6.4) dhe Indonezisë (5.7) në mëngjesin e të enjtes. Që të gjitha këto tërmete ndodhën në "Unazën e zjarrtë" e cila shtrihet përreth Paqësorit, nga Zelanda e re, deri në Kil, nëpërmes Indonezisë, Japonisë dhe Kalifornisë, ku në këtë hapësirë ndodhin 90% të tërmeteve.

Tërmeti katastrofal në Meksikë

Ka pasur një tërmet të madh edhe në Meksiko Siti, i cili vrau më shumë se 230 njerëz, por përkundër asaj se ky vend bën pjesë në Unazën e zjarrtë, ekspertët thanë se ky tërmet nuk kishte lidhje me tërmetet e tjera. Gary Gibson nga Universiteti i Melburnit deklaroi se, tërmeti me magnitudë prej 7.1 shkallësh që u paraqit në Meksikë, ishte i izoluar me mijëra kilometra nga ngjarjet e tjera sizmike, prandaj nuk kishte të ngjarë që të shkaktonte ndonjë efekt të kaskadës brenda pllakave tektonike. Sizmologët kanë pranuar se, paraqitja e tërë atyre tërmeteve në të njëjtën ditë, ishte gjë 'jo e rëndomtë'.

Valët sizmike

'Duhet të them se këto ngjarje jo të rëndomta paraqiten goxha shpesh dhe duket se ato nuk janë tërësisht rastësi. Por, ne nuk e dimë pse', thotë Gibson. Phil Cummins nga "Geoscience Australia" dhe Universiteti nacional i Australisë, thotë se valët sizmike që bëjnë kaskadë përgjatë linjave të gabimit, mund të jenë përgjegjëse për një gjë të tillë. Profesor Cummins thotë se valët sizmike mund të krijojnë edhe vet tërmete, por munden edhe të përcjellin (bartin) tërmetet që paraqiten vetvetiu. Dr. Christopher Pluhar, profesor i gjeologjisë në "Fresno State", tha këtë javë se, rreziku nga një tërmet i fuqishëm në Kaliforni, gjatë 30 viteve të ardhshme, mund të jetë rreth 60%.

(Kosova Sot)