Arban Abrashi tallet pastër me Shpend Ahmeti: E arritura e tij kryesore është Facebooku

  • 22 September 2017 - 23:26
Arban Abrashi tallet pastër me Shpend Ahmeti: E arritura e tij kryesore është Facebooku

Kandidati i LDK'së për kryetar të Prishtinës është tallur me Shpend Ahmetin, duke e cilësuar Facebookun si arritjen e tij më të madhe.

Arban Abrashi, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK’së, është tallur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili po kërkon edhe një mandat në krye të kryeqytetit.

I pyetur se cilin projekt të Ahmetit do e vazhdonte në një mandat të mundshëm si kryetar i Prishtinës, Abrahsi duke qeshur ka përmendur Facebookun.

Kjo ngjalli edhe reagimin e masës të cilët me duartrokite përcollën këtë fjalë të Abrashit, e cila u pasua me fjalët e tij se  ‘ishte hajgare’.

Kandidati i LDK’së tha se Ahmeti mund të përmendet për ndonjë veprim në Administratë, përndryshe qeverisja e tij është cilësuar e dobët.

(Kosova Sot)