Badallaj: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar se drejtësia jonë është kalbur

  • 22 September 2017 - 23:41
Badallaj: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar se drejtësia jonë është kalbur

Analisti Reshat Badallaj shprehet se faktori ndërkombëtar tashmë është bindur plotësisht se sistemi gjyqësor është i kalbur fund e krye. "Këta matrapazë i kanë gishtat të përzier thellë në këtë dikaster, bashkë me mafio- oligarkët, që i kanë blerë dhe korruptuar këta faqezinj, që kanë dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, interesat shtetërore dhe të qytetarëve dhe jo interesat e mafio- oligarkëve, që kjo është parë hapur edhe si janë pasuruar me një rrogë, por, në fakt, këta janë bërë të kamur si sheikët e Arabisë edhe këtë e ka parë qytetari i thjeshtë, e mos të flasim për faktorin ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar që në fillim ia ka treguar dhëmbët Ramush Haradinajt, që të troket në derën e këtyre maskarenjve për të lëvizur për të mirë dhe për të çliruar sistemin gjyqësor që janë korruptuar dhe ia ka vënë këmbën në qafë politika e udhëhequr nga majat e shtetit dhe banditët e kryebanditët", theksoi ai.

(Kosova Sot)