PDK-ja, ditën e dytë të fushatës e koncentruar në Prishtinë e Prizren

  • 22 September 2017 - 23:44
PDK-ja, ditën e dytë të fushatës e koncentruar në Prishtinë e Prizren

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, është shprehur i bindur se do të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

Totaj ka premtuar formimin e fondit prej 2 milionë eurove për zbutjen e papunësisë.

Duke kërkuar votën e qytetarëve, ai është zotuar se Prizrenin do ta bëjë me park biznesi dhe me zonë industriale gjatë mandatit të tij 4-vjeçar.

Ndërsa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se jo vetëm Prizreni, por e gjithë Kosova ka nevojë për fabrika dhe për punësimin e të rinjve dhe këtë do ta kalojë me qeverisjen e PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, i shoqëruar nga kryetari i partisë Kadri Veseli, kanë vizituar bizneset në kryeqytet.

Por, ecja në këmbë dhe takimi dorë me dorë me qytetarë nuk u shkoi edhe aq mirë.

Çelaj premtoi se me ardhjen e tij në krye të Prishtinës, bizneset do ta kenë përkrahjen e tij.

Çelaj ka premtuar se bujqësia do të jetë prioritet gjatë mandatit të tij, derisa Malësinë e Gollakut do ta shpallin zonë të produkteve organike dhe do t’i ndajnë 1.7 milion euro për fermat me produkte organike.

 (Kosova Sot)