Drejtësia e pazareve mbush xhepat e gjyqtarëve, prokurorëve e avokatëve

  • 25 September 2017 - 08:28
Drejtësia e pazareve mbush xhepat e gjyqtarëve, prokurorëve e avokatëve

Trafikimi i drejtësisë dyshohet se po ndodh në mes të gjyqtarëve dhe palëve apo me ndërmjetësimin e avokatëve sekserë, duke bërë kështu që shumica e lëndëve të zgjidhen me procedura të përshpejtuara, e në favor të atij që paguan. Kështu së paku thonë analistët e gazetës, të cilët shtojnë se kjo ka sjellë edhe gjendjen që disa nga lëndët të bëhen objekt i shitblerjes, duke shkelur kështu çdo etikë profesionale dhe në fakt antiligjore dhe duke u shkelur të drejtat e njeriut. E tëra kjo, thonë analistët, është pasojë e asaj se gjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi sidomos gjatë kohës së UNMIK- ut, por edhe më pas të EULEX-it qe instaluar një sistem i kalbur nga brenda. Analistët kanë shtruar edhe çështjen se a është pikërisht kjo arseja se përse shumica e lëndëve, që po bëhen objekt i shitblerjeve, po zgjidhen me procedura të përshpejtuara dhe në favor të atij që ka paguar. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se fatkeqë- sisht trafikimi i drejtë- sisë dyshohet se po ndodh edhe përmes avokatëve sekserë, duke bërë kështu që shumica e lëndëve të zgjidhen me procedura të përshpejtuara e në favor të atij që paguan, derisa siç tha zaten kjo ka sjellë edhe gjendjen që disa nga lëndët të bëhen objekt i shitblerjes, duke shkelur kështu çdo etikë profesionale dhe në fakt antiligjore. "Fatkeqësisht kjo shitblerje e lëndëve dyshohet se po ndodh në mes të gjyqtarëve dhe palëve apo me ndërmjetësimin e avokatëve sekserë, kështu që ky është treguesi më i keq se deri ku ka degraduar kjo drejtësi në sistemin e gjyqësisë në Kosovë, i cili sistem drejtësie po vuan për gjyqtarë të mirëfilltë, me etikë dhe integritet profesional", është shprehur Kelmendi.

Image

 

Miftari: Sa më e rëndë akuza, aq më i rëndë çmimi i korrupsionit

Kelmendi thekson se me një 'Vetting' të ardhshëm do të pastrohej sistemi i drejtësisë nga gjyqtarët trafikantë të së drejtës dhe prokurorë të korruptuar e trafikant të drejtësisë, ndryshe, sipas tij, gjendja ka degraduar saqë zor se mund të flitet më për një drejtësi funksionale, me etikë e integritet profesional për sa kohë lëndët në drejtësi janë bërë objekt i shitblerjes nga një pjesë e madhe e gjyqtarëve në Kosovë. Kelmendi ka shtuar se këto janë shkelje të mëdha e të kundërligjshme dhe për këto shkelje kërkohet llogaridhënie nga vetë institucionet e drejtësisë si mbikëqyrëse, sikur janë KGJK-ja dhe KPK-ja". Analisti Naim Miftari ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi sidomos gjatë kohës së UNMIK- ut, por edhe më pas të EULEX-it qe instaluar një sistem i kalbur nga brenda ku secili aktor i drejtësisë nga gjyqtari, prokurori, hetuesi policor, ekspert ligjor, avokat dhe sekserët e krimit të organizuar politik dhe nëntokës e donin nga një pjesë të tortës. "Pra, ata donin të shfrytëzojnë ligjin për t'u pasuruar për veten, derisa janë mijëra raste, kur nuk ka pasur as tentim për dënim, por vetëm ngritje pazari ku sa më e rëndë që të jetë akuza aq më i madh është çmimi i korrupsionit. Pra, do të thotë ligjin sot e kanë shndërruar në një lloj burse pa kurrfarë kriteri dhe ligji ekziston vetëm si paravan prapa të cilit fshihen zyrtarë dhe politikan të korruptuar deri në palcë. Ligji është i zbatueshëm vetëm kur merr urdhër nga politika, kur duan ta luftojnë konkurrentin politik e ndjekin me ligj sa për ta etiketuar dhe shantazhuar dikë nga konkurrentët politikë", është shprehur Miftari. Ai thekson për gazetën se shpresa se do të bëhet një ditë më mirë nuk humbet kurrë, por në Kosovë si duket edhe shpresa për ardhmëri është e korruptuar.

Image

 

Preteni: Nuk duhet të flenë të qetë të gjithë ata që kanë abuzuar me drejtësinë

Hasan Preteni, nga 'Qendra për etikë, transparencë dhe integritet', thotë për gazetën "Kosova Sot" se presioni i publikut duhet të jetë më i fuqishëm për ta detyruar gjyqë- sorin të jetë më rezultativ, që të tregojnë ata se ku është problemi, kush po i pengon, a kanë presion dhe çka duhet ndryshuar. "Pozicioni i tanishëm është i patolerueshëm. Do të jemi dëshmitarë, shpresoj se shpejt do vijë koha që ta lexojë dikush të gjithë atë material që është grumbulluar ndër vite. Nuk duhet të flenë të qetë të gjithë ata që kanë abuzuar me drejtësinë që nga paslufta!" spikati për gazetën "Kosova Sot" Hasan Preteni. Ai thekson se gjyqësori është karrigia më e dobët në jetën institucionale të Kosovës, gjithçka është e brishtë. "Trekëndëshi prokurori-gjyqësiavokati funksionon me përfitime për vete e në dëm të qytetarit. Numri i lëndëve të pazgjidhura është gjashtë shifror. Nëse nuk ke para nuk mund të mbështetësh në gjyqësor. Në vendet 'normale' kërcënimi kryesor është 'të dërgoj në gjykatë' tek ne 'dërgomë në gjykatë', që do të thotë dërgimi në gjykatë do të thotë ikje nga drejtësia", është shprehur Preteni. Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka veçuar se pothuajse objekt i shumicës së analizave të bëra gjatë periudhës së administrimit ndërkombëtar, UNMIK-ut në Kosovë, por edhe më pastaj sistemi i drejtësisë, hallkat të cilat kanë çaluar njëra ndër to ka qenë edhe çështja e privilegjimit për siç tha qasjeve të caktuara formale dhe joformale, eksponentëve të caktuar të grupeve të caktuara edhe institucionale ndonjëherë, por edhe atyre formale dhe jo formale, të cilët kanë pasur trajtim të privilegjuar në proceset gjyqësore dhe përgjithësisht në sistemin gjyqësor. "Pra, është fenomen i pranishëm dhe do duhej të tejkalohej dhe të mos ndodhte. Pra, krahas korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe privilegjimi i strukturave të caktuara, segmenteve të caktuara të individëve dhe të grupeve formale nga ana e gjyqësorit, pra është një 'thembër akili' se kjo nuk do duhej të ndodhte", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Image

 

(Kosova Sot)