Flet shoqja e dhomës: Melania ambicioze, gjithmonë e ka ditur se kush dëshironte të bëhej

  • 25 September 2017 - 10:20
Flet shoqja e dhomës: Melania ambicioze, gjithmonë e ka ditur se kush dëshironte të bëhej

Bukuroshja Victoria Silvstedt ka rrëfyer për jetën e saj, duke zbuluar edhe detajet e një miqësie me gruan më të famshme të planetit sot, Zonjës e Parë amerikane. Modelja suedeze kujtoi fillimet e karrierës së saj kur bashkëjetonte në Paris me Melania Trump, “Ishim të dyja në fillesat tona si modele. Jetonim në një apartament të vogël në Paris. Ajo ishte një grua e thjeshtë por shumë ambicioze. E dinte që atëherë se kush dëshironte të bëhej. Një pasdite teksa rrinim në shtëpi, më tregoi se një ditë do të donte të bëhej edhe më e famshme se Sophia Loren. Dhe shikoni pak se ku arriti”, tha ajo.

640x360_C_2_video_756856_videoThumbnail

(Kosova Sot)