Shteti fajtor që u servohet naftë e cilësisë së dobët? (Video)

  • 25 September 2017 - 11:05
Shteti fajtor që u servohet naftë e cilësisë së dobët? (Video)

Kosova ka derivatet më të këqija në rajon për shkak të neglizhencës së shtetit që nuk kontrollon kompanitë e derivateve të naftës. Për shkak të cilësisë së dobët shumë vetura po shkatërrohen kurse shteti në këtë çështje rri e bën sehir.

Shumica e të anketuarve të “Kosova Sot” bëjnë fajtorë për situatën institucionet e shtetit përkatësisht MTI-në për derivatet jocilësore që po futen në Kosovë kurse kompanitë po e shfrytëzojnë indolencën e shtetit

Displaying Qemajl Meha.JPG

Qemajl Meha thekson se fajtori kryesorë është shteti që nuk po e kontrollon fare cilësinë e derivateve para se ato të futen në Kosovë. “Ndërsa kompanitë e shfrytëzojnë situatën dhe kemi derivatet më jocilësore në tërë rajonin”.

Displaying Senad Berisha.JPG

Senad Berisha konstaton se faji për këtë i takon MTI-së që po deshën edhe munden ta ndalin këtë përmes inspektorëve të tyre. “Kompanitë nuk janë fajtore se këtë po ua mundëson Qeveria kurse bizneset zhvatin qytetarët”, ka theksuar ai.

Displaying Sylë Shala.JPG

Sylë Shala thekson se fajtore janë kompanitë tona që importojnë derivate jocilësore sepse ato po e keqpërdorin indolencën e shtetit dhe të MTI-së përballë tyre duke sjellë naftën më jo cilësore në tërë trevën tonë.

Displaying Remzi Haxholli.JPG

Remzi Haxholli thotë se fajtori i parë është shteti e më pastaj janë kompanitë tona importuese të derivative. “Shteti nuk po e kontrollon cilësinë e derivateve që po importohen e këtë po e shfrytëzojnë kompanitë tona”.

 (Kosova Sot)