Kelmendi: Avokatët sekserë po e ndihmojnë trafikimin e drejtësisë

  • 25 September 2017 - 11:41
Kelmendi: Avokatët sekserë po e ndihmojnë trafikimin e drejtësisë

. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se fatkeqë- sisht trafikimi i drejtë- sisë dyshohet se po ndodh edhe përmes avokatëve sekserë, duke bërë kështu që shumica e lëndëve të zgjidhen me procedura të përshpejtuara e në favor të atij që paguan, derisa siç tha zaten kjo ka sjellë edhe gjendjen që disa nga lëndët të bëhen objekt i shitblerjes, duke shkelur kështu çdo etikë profesionale dhe në fakt antiligjore. "Fatkeqësisht kjo shitblerje e lëndëve dyshohet se po ndodh në mes të gjyqtarëve dhe palëve apo me ndërmjetësimin e avokatëve sekserë, kështu që ky është treguesi më i keq se deri ku ka degraduar kjo drejtësi në sistemin e gjyqësisë në Kosovë, i cili sistem drejtësie po vuan për gjyqtarë të mirëfilltë, me etikë dhe integritet profesional", është shprehur Kelmendi.

(Kosova Sot)