Presidenti shqiptar vjen në Kosovë

  • 11 October 2017 - 09:27
Presidenti shqiptar vjen në Kosovë

Ilir Meta, presidenti më i ri i Shqipërisë, do të vizitojë sot Kosovën për të parën herë prej që mori detyrën e të parit të shtetit

Vizita e Metës do të bëhet me ftesë të homologut të tij në Kosovë, presidentit Hashim Thaçi.

Meta do të pritet me ceremoni në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, e më pas do të mbahet një takim bilateral. Krejt në fund, dy presidentët do të flasin para gazetarëve.

Ndryshe, vizitat e liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë është bërë traditë të jenë të shpeshta nëpër vendet respektive. Madje edhe vizitat e para shpesh kryhen në Shqipëri ose Kosovë nga liderët respektiv, mirëpo Ilir Meta kishte zgjedhur Italinë që të bënte vizitën e parë si president.

(Kosova Sot)