Investimet në asfalt bëhen për qëllime elektorale (Foto/Video)

  • 11 October 2017 - 10:57
Investimet në asfalt bëhen për qëllime elektorale (Foto/Video)

Sa herë vjen koha e fushatave elektorale shohim gërryeje të asfalteve nëpër komuna dhe nxjerrje të makinave në rrugë e kjo nuk bëhet për tjetër pos për t’i mashtruar qytetarët se kinse janë duke punuar. Në shumë raste asfaltet që janë të cilësisë së dobët bëhen për shpërdorim tenderësh. Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se orientimet vetëm për shtrim të asfalteve nuk e këndellin ekonominë e Kosovës.

Image

Jusuf Islami ka theksuar se praktikat kanë treguar se para zgjedhjeve po investohet në infrastrukturë. “Mendoj se ishte dashur më herët jo në kohë zgjedhjesh”.

Image

Halit Shabani thekson se sigurisht se qëndron pohimi se investohen në infrastrukturë në kohë zgjedhjesh, por vetëm të ndodhin investimet, pavarësisht a janë elektorale ajo. “Ne presim që ato investime të ndodhin”.

Image

Ismajl Kasumi është i bindur se për shkaqe elektorale kanë filluar investimet kinse duke i asfaltuar rrugët. “Ku ishin deri tash”, pyet ai? “Besoj se populli është vetëdijesuar dhe do të votojë ata nuk keqpërdorin pozita”. 

Image

Zeqir Buzuk thekson se shumë gjërapo fillojnë para zgjedhjeve të lëvizin. “Shpresoj që zgjedhjet të zgjasnin nja dy vite dhe do të kishin ecur përpara shumë. Një gjë e tillë nuk është në rregull duhet të punojnë gjatë gjithë mandati”.

(Kosova  Sot)