Shpërthen vullkani, e mbulon me hi një qytet

  • 11 October 2017 - 11:38
Shpërthen vullkani, e mbulon me hi një qytet

Agjencia Meteorologjike e Japonisë e ka ngritur nivelin e alarmit në tre në rajonin Kyushu, pas shpërthimit të një vullkanit në Mount Shinmoe në bjeshkën Kirishima.

Për herë të parë në gjashtë vjet, ky vullkan shpërtheu sot në mëngjes.

Nuk është raportuar për lëndime apo dëme deri tani, sipas policisë lokale, pas shpërthimit të vullkanit tymi i të cilit është ngritur deri në 300 metra në ajër dhe e ka mbuluar me hi qytetin Takaharusent.

Vullkani, i cili vazhdon të shfaqë shenja të aktivitetit në rritje, e ka bërë Agjencinë Meteorologjike të Japonisë ta ngrejë alarmin në tre, duke i këshilluar njerëzit të rrinë larg karterit aktiv.

Niveli më i lart i alarmit është 5 dhe në rast të aktivizimit të tij, atëherë popullatës do t’i kërkohej evakuimi. 

(Kosova Sot)