< Veseli në Podujevë: E lumtur që jam në mesin e bashkëvendësve të mi (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Veseli nė Podujevė: E lumtur qė jam nė mesin e bashkėvendėsve tė mi (Foto)

Veseli nė Podujevė: E lumtur qė jam nė mesin e bashkėvendėsve tė mi (Foto)

Në një takim me gratë në Podujevë, në përkrahje të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Hajredin Hysenit, dje në këtë komunë qëndroi bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Violeta Veseli.

Ajo me këtë rast tha se ndjehet jashtëzakonisht e emocionuar dhe e lumtur që gjendet në mesin e bashkëvendasëve të saj.

Ajo me këtë rast shpalosi edhe disa kujtime, duke përfshirë edhe ato të takimit të parë me kryetarin e ardhshëm, Hajredin Hyseni.

“ E mbaj mend shumë mirë qysh në takimin tonë të parë me Hajredinin, ai më foli për bashkëshorten e tij dhe sakrificat e saj. Me shumë admirim ai e lartësoi atë. Prandaj bashkëvendase të dashura, që nga ai moment unë kam besuar në vlera e këtij njeriu dhe e di që ky njeri do të jetë përkrahësi më I madh I juaji”, tha me këtë rast, Veseli. 

(Kosova Sot)

3 orë e 48 minuta më parë