Ahmeti: Ndëshkim ligjor për trafikantët e certifikatave

  • 11 October 2017 - 12:42
Ahmeti: Ndëshkim ligjor për trafikantët e certifikatave

Analisti Hidajet Ahmeti thotë se akuzat publike në drejtim të kreut të OVL-së janë deklarata që duhet marrë epilog dhe duhet hetuar sa më shpejt që është e mundur, për ta zbardhur të vërtetën. "Është një çështje e ndjeshme, pasi skandali me rastin e veteranëve ia ka dhënë një imazh të keq vlerave të larta të UÇK-së dhe luftës së drejtë dhe të pastër të saj. Nxjerrja e keqpërdoruesve para institucioneve të drejtësisë dhe dhënia e dënimit të merituar është një mesazh i mirë për luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së", potencoi Ahmeti. 

(Kosova Sot)