Kjo është gjendja shëndetësore e Fatmir Sejdiut

  • 11 October 2017 - 13:11
Kjo është gjendja shëndetësore e Fatmir Sejdiut

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë ka pasur një ndërhyrje kirurgjike.

Ai ka thënë se tash po ndjehet më mirë dhe se për pak kohë do t’u kthehet aktiviteteve të përditshme.

“Të dashur miq,

Ju falënderoj të gjithëve për kujdesin dhe kurajën që më dhatë që të kapërcej këto ditë një sfidë te papritur shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.

“Tani ndjehem mirë dhe për pak kohë do t’u kthehem aktiviteteve të përditshme”.

“Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor të udhëhequr nga Dr.Besnik Kojçiqi për ekspertizën e treguar për shërimin tim”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)