< Hillary dhe Bill Clinton drejt divorcit? Kanë dy muaj që nuk flasin me njëri – tjetrin - Lajme - Kosova Sot
Hillary dhe Bill Clinton drejt divorcit? Kanė dy muaj qė nuk flasin me njėri – tjetrin

Hillary dhe Bill Clinton drejt divorcit? Kanė dy muaj qė nuk flasin me njėri – tjetrin

Disa muaj pas raporteve s Hillary Clinton ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Clinton, të tjera detaje tjera detaje janë zbuluar ditën e sotme për ish-çiftin presidencial

Burimet e afërta pranë tyre  janë shprehur Bill dhe Hillary kanë dy muaj që nuk flasin me njëri – tjetrin.

 Por kësaj radhe shkak është bërë libri i fundit që Hillary shkroi pas zgjedhjeve presidenciale. Mësohet se Bill nuk ka qenë dakord me titullin e zgjedhur nga bashkëshortja e tij, dhe ka flakur në plehra dorëshkrimin.

Hillary ka refuzuar të dëgjojë sugjerimet e bashkëshortit për librin, ndërsa ky i fundit është acaruar prej kokëfortësisë së saj.

“Nuk mund ta titullosh librin tënd “Çfarë ndodhi”. Ti e di se çfarë ndodhi. Humbe. Ky është një titull prej gruaje të llastuar, nuk i përket dikujt që donte të bëhej liderja e parë femër në botë.”

Gazeta amerikane “Neë York Post” shkruan se çifti po kalon një periudhë të vështirë.
Muaj më parë “USA News Today” raportoi se avokati i Hillarit, dorëzoi dosjen e divorcit, në Gjykatën Supreme të Shtetit të Nju Jorkut.

Madje aludohet çifti ka rënë dakord mbi një marrëveshje për ndarjen dhe mbi kushtet se si do të menaxhohet pasuria martesore.

Hillary dhe Bill janë martuar më 11 Tetor  të 1975-ës në  Arkansas, ku ishin prezent edhe 15 miqtë e tyre më të afërt.

Martesa e tyre a qenë një mister për vite të tëra, pasi jo rrallë herë janë bërë publike tradhtitë dhe skandalet seksuale të Bill Clinton dhe jetës së tij të dyfishtë.

Megjithatë asnjë koment zyrtar nuk ka ardhur nga Clinton-ët mbi këto raporte të detajuara.

(Kosova Sot)

10 orë e 47 minuta më parë