Berisha: Hashimit i doli gjumi vonë

  • 11 October 2017 - 14:35
Berisha: Hashimit i doli gjumi vonë

Një nga deputetët e zëshëm në opozitën e mandatit të kaluar, që pati kundërshtuar Gjykatës Speciale, Zafir Berisha, nga "Nisma për Kosovën", thotë se është tepër e turpshme sjellja e tanishme e Hashim Thaçit në raport me këtë gjykatë, derisa që në fillim është thënë se ajo është e padrejtë dhe akuzat pretendohet të ngrihen në baza etnike, madje kundër atyre që ishin luftëtarë të lirisë dhe kundër viktimave të krimit serb. "Kjo tash po shihet qartë se Hashimit shumë vonë i paska dalë gjumi. Gjykata Speciale është produkt i pazareve të tij personale, tash me gjasë llogaritë e bëra nuk po i dalin "tamam"... Gjërat që i ka thënë rreth pasojave të Gjykatën Speciale, me dhjetëra herë ia kemi kujtuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk ka dashur as me na dëgjuar. Me të vërtetë tash nuk e di çfarë e ka gjetur atë që iu paskan kujtuar të gjitha ato për të cilat me kohë e kemi ditur dhe i kemi thënë publikisht", u shpreh ai."Besoj se tani Hashimi e ka kuptuar se pazaret e bëra me vlerën më sublime të këtij vendi, UÇK-në, për llogari të politikës ditore, kanë qenë gabim i pafalshëm, pasojat e të cilit do të jenë të pariparueshme", tha Berisha për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)