< Mehmeti: Manipulimi me lista të veteranëve të luftës është turpi i botës - Lajme - Kosova Sot
Mehmeti: Manipulimi me lista tė veteranėve tė luftės ėshtė turpi i botės

Mehmeti: Manipulimi me lista tė veteranėve tė luftės ėshtė turpi i botės

Sipas analistit Faton Mehmeti, manipulimi me lista të veteranëve të luftës është turpi i botës për të gjithë ata që kanë luftuar me zemër dhe shpirt, për të gjithë ata që jetën ia kanë falur kësaj toke. "Në këtë aferë të turpshme janë të përfshirë edhe përfaqësues nga Kryesia e Shoqatës së OVL-së. Qysh kur u shfaq ky problem me lista, të cilat u frynë shumë, është dashur që Prokuroria të ndërmarrë masa të mëdha për të korrigjuar të gjitha gabimet e mundshme. Kjo do të duhej të fillonte që nga hetimi në detaje për çdo person, për të vërtetuar se a ka qenë apo jo pjesë e UÇK-së, pastaj këto hetime të përfshinin materiale dhe çdo gjë që ka të bëjë me hetimin", tha Mehmeti

(Kosova Sot)

15 orë e 9 minuta më parë