Miftari: Krim e korrupsion në organet e drejtësisë

  • 11 October 2017 - 14:38
Miftari: Krim e korrupsion në organet e drejtësisë

Ndërsa analisti Naim Miftari shprehet se drejtësia te ne nuk do të veprojë asnjëherë kur janë në pyetje politikanët që e mbajnë pushtetin, pasi njerëzit që veprojnë në drejtësi janë të zgjedhur pikërisht nga politikanët e korruptuar deri në fyt. Prandaj, sipas tij, është normale mospasja e vullnetit dhe as e guximit që këta prokurorë dhe këta gjyqtarë të merren me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, pasi dihet fort mirë se prapa krimit të organizuar fshihet vetë politika e korruptuar."Pra, fshihen vetë punëdhënësit e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët zgjidhen si në bursë tregtare, pra akoma pa ia filluar punës janë të kushtëzuar dhe të korruptuar, pra janë të zënë nga krimi i organizuar i instaluar në politikë, ku ligjin e bëjnë para-sistemet politike dhe kriminale të instaluara në partitë politike", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)