Shahini: Shkaqet kryesore të falimentimit

  • 11 October 2017 - 14:41
Shahini: Shkaqet kryesore të falimentimit

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha për gazetën "Kosova Sot " se në bazë të një hulumtimi të AKB-së, të dhënat flasin se vetëm brenda dy vjetëve të fundit, 2015 dhe atë 2016, janë mbyllur 4400 biznese vendore. Ndërkaq, shifrat tregojnë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë vitit 2016 ka arritur 2.328. "Në vitin paraprak 2015, janë mbyllur 2.156 biznese dhe këto të dhëna flasin se kjo shifër e bizneseve të mbyllura në vitin 2016, krahasuar me një vit më parë, kanë shënuar një rritje prej 8.14 për qind", u shpreh ai. "Realisht, një rritje më e theksuar ishte në vitin 2016, ku janë mbyllur rreth 50 biznese të huaja, në krahasim me vitin paraprak ka rritje të mbylljes për 16.3 për qind. Ndërsa, mbyllja e bizneseve të huaja në proporcion me regjistrimin paraqet shifra të ulëta", theksoi Shahini. "Ndër shkaqet kryesore të mbylljes së bizneseve janë kryesisht politikat fiskale joadekuate me 15 për qind, mungesa e subvencioneve nga donatorët me 12 për qind, normat e interesit bankar të larta me 11 për qind, energjia e shtrenjtë me 10 për qind, si dhe informaliteti dhe konkurrenca jofer me 9 për qind", potencoi ai. 

(Kosova Sot)