Panik në aeroport, avioni merr flakë papritur pak para nisjes

  • 11 October 2017 - 15:23
Panik në aeroport, avioni merr flakë papritur pak para nisjes

Çaste frike në aeroportin e Hong-Kong-ut përgjatë lëvizjeve rutinë të një “Boeing 777-300 të kompanisë gjigande “Amerika Airlines” që në orën 18:10 të kësaj të mërkure duhet të ulej në Los Angeles. Rreth orës 17 kur po bëhej ngarkesa e materialeve, avioni mori flakë papritur duke shkaktuar panik tek operatorët dhe udhetarët e duke plagosur teknikun që po kryente detyrën. Kompania anuloi menjëherë fluturimin dhe i sistemoi pasagjerët nëpër avionë të tjerë. E gjithë skena u xhirua nga pasagjerët që po prisnin të bënin imbarkimin. Pamjet u publikuan në rrjet dhe bënë xhiron e botës. Frika më e madhe qëndron në faktin se ky incident për pak sa nuk shndërrua në një tragjedi pasi avioni për pak do të nisej. Zëdhënësja e kompanisë Martha Thomas njoftoi se ka nisur menjëherë hetimi për të zbuluar shkaqet e zjarrit të papritur.

(Kosova Sot)