< Kapiti: Drejtësi me standarde të dyfishta - Lajme - Kosova Sot
Kapiti: Drejtėsi me standarde tė dyfishta

Kapiti: Drejtėsi me standarde tė dyfishta

Analisti Skënder Kapiti thotë se në Shqipëri dhe në Kosovë krimi i nëntokës së politikës, drejtësisë, si dhe korrupsioni gjithë-institucional, shtetëror, si dhe ai shoqëror kanë sjellë atë të cilin mund ta quajmë edhe Apokalipsi i padrejtësisë në të dy shtetet, derisa siç tha kjo për vetëm një fakt të besueshëm dhe që e vërteton plotësisht është realiteti se në të dy shtetet shqiptare kudo bisedohet dhe synohet largimi nga atdheu, si shpëtim prej atyre se çfarë iu ndodh shqiptarëve nga padrejtësia. Tutje ai nënvizon se padrejtësia, mosfunksionimi i ligjit dhe shtetit ligjor, krimi dhe korrupsioni oligarkiko-mafioz dhe i korporatokracisë hajdute e ka dërrmuar psikologjikisht, moralisht dhe shpirtërisht, popullin shumë rëndë. "Pra, aq e rëndë është situata saqë i ka humbur vlera dhe kuptimi i nocionit drejtësi dhe si normalitet drejtësie po pranohet padrejtësia, korrupsioni, të cilët kanë fituar imunitetin e pandëshkueshmërisë dhe janë shtrirë dhe po kultivohen edhe si kulturë kolektive. Ky është absurditeti më i madh që po ligjësohet prej drejtësisë, sistemit të saj në Kosovë", theksoi Kapiti."Drejtësia vepron në Kosovë me kute të ndryshme. Ky fakt tregon se ajo nuk është drejtësi, por funksionon si padrejtësi, si vetëgjyqësi, si krim dhe korrupsion. Në Shqipëri është miratuar VETTINGu dhe në Kosovë publiku i gjerë dhe opinioni atje kërkon të miratohet një ligj si ky në Shqipëri", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Skënder Kapiti.

(Kosova Sot)

2 orë e 1 minuta më parë