< Turqi: Dënohet gazetarja për “propagandë terroriste” - Lajme - Kosova Sot
Turqi: Dėnohet gazetarja pėr “propagandė terroriste”

Turqi: Dėnohet gazetarja pėr “propagandė terroriste”

Gazeta The Wall Street Journal, ka thënë se një nga reporterët e saj është dënuar me dy vite dhe një muaj burgim, për propagandë terroriste në Turqi.

Ayla Albayrak, është dënuar nën akuza për përfshirje në propagandë, duke mbështetur rebelët e jashtëligjshëm kurd, ka raportuar gazeta.

Akuzat vijnë pas një artikulli të publikuar në vitin 2015 në The Wall Street Journal, rreth një konflikti në mes të ushtrisë kurde dhe forcave qeveritare, shkruan rel.

Gazeta amerikane e ka mbrojtur artikullin duke e cilësuar si të balancuar, ndërsa gazetarja e dënuar ka thënë se do të bëjë ankesë.

Në ndërkohë, Mesale Tolu, gazearja gjermane nga Turqia është akuzuar po ashtu për propagandë të terrorizmit, ajo është paraqitur para gjykatës në Stamboll më 11 tetor.

(Kosova Sot)

8 orë e 47 minuta më parë