< Trump: Ndërhyrja e rusëve në zgjedhje, arsyetim i demokratëve për humbjen - Lajme - Kosova Sot
Trump: Ndėrhyrja e rusėve nė zgjedhje, arsyetim i demokratėve pėr humbjen

Trump: Ndėrhyrja e rusėve nė zgjedhje, arsyetim i demokratėve pėr humbjen

Nëse Trump me të vërtetë e ka quajtur Shtëpinë e Bardhë "hale", atëherë ai si duket është mësuar me të. Brenda studios së vogël në Krahun perëndimor, ku ai mban dokumentet dhe ku ha vaktet mbi atë që e quan "tavolinë punuese", presidenti flet rreth një llambadari të cilin e ka vendosur dhe rreth pikturave me ngjyra yndyrore të Lincolnit dhe Teddy Rooseveltit. Ai flet me një dozë hiperbole, kur thotë se, çdo studiues i ish- presidentit FDR apo edhe i Barack Obamas, do të mund të thotë se "unë kam miratuar më shumë ligje sesa çdo president, në një periudhë nëntëmujore. Kemi miratuar më shumë se 50 ligje. Nuk e kam fjalën vetëm për urdhrat ekzekutivë, po për ligjet". Në pyetjen se çka mendon rreth, gjoja, deklaratës së sekretarit të shtetit, Rex Tillerson, në të cilën ai e quan Trump-in hajvan, ky i fundit thotë: "Mendoj se ky është një lajm i rremë, por nëse ai me të vërtetë ka deklaruar një gjë të tillë, atëherë le t'i krahasojmë koeficientet tona të inteligjencës. Unë mund t'ju them se kush do të fitojë"

E sheh qeverisjen ashtu sikur edhe biznesin, si një varg të pafundmë marrëveshjesh

Duke qenë presidenti i parë që vjen vetëm nga sektori privat, duke përfaqësuar një parti e cila, për më shumë se një shekull, kishte mbështetur një kapitalizëm të mos ndërhyrjes (laissez-faire), duke propozuar që qeveria të ndëshkojë dhe shpërblejë kompanitë bazuar në atë se ku vendosin ato t'i kenë fabrikat dhe zyrat, shtrohet pyetja sa mirë ndihet presidenti në lidhje me këtë? "Ndihem shumë rehat", përgjigjet ai. "Ajo që dua ta bëj, është reciproke. Shikoni, mendoj se koncepti i reciprocitetit është një koncept shumë i mirë. Nëse dikush na ngarkon me 50%, atëherë edhe ne duhet ta ngarkojmë atë me 50%. Për momentin, ata na ngarkojnë neve me 50%, e ne nuk i ngarkojmë me asgjë. Këtë nuk mund ta lejoj". Gati një vit pas Ditës më befasuese zgjedhore për shumë dekada, ekspertët ende pranojnë se vazhdojnë që të ndihen të shokuar nga presidenti Trump. Ata nuk do të duhej të ishin: pikëpamjet e tij janë tepër konsistente. Ai e sheh qeverisjen ashtu sikur edhe biznesin, si një varg të pafundmë marrëveshjesh, të cilat ose i fiton, ose i humbë, që të dy herët pranë tavolinës së negociatave dhe para syve të opinionit publik. Nëse vitin e tij të parë në post e shikoni nga ky kënd, atëherë ai do të duket i arsyeshëm. Dhe, ky vit ofron informata rreth tri, apo edhe shtatë viteve të ardhshme. Kur pyetet se a kënaqet duke ushtruar postin e presidentit, Trump përgjigjet: "Dikush mund të bëjë piktura të mrekullueshme, apo disa të tjerë të shkruajnë vjersha të përsosura. Mua më pëlqen që të arrij marrëveshje (kontrata), mundësisht marrëveshje të mëdha". Ai ndihet krenar edhe me GDP-në. "GDP-ja në çerekvitin e kaluar ishte 3.1%. Pjesa më e madhe e njerëzve që janë në biznesin tuaj, dhe gjetiu, thoshin se bota nuk do të goditej për një kohë të gjatë". SHBA-ja ka një borxh prej 20 trilionë dollarësh Gjatë ushtrimit të detyrës, Trump u përmbahet edhe premtimeve të tij më së paku logjike, nga të cilat premtime politikanët tjerë do të kishin hequr dorë me ta marrë pushtetin. Këtu e kemi fjalën për premtimin se Meksika do të detyrohet ta paguajë ndërtimin e murit në kufirin midis dy shteteve, në një kohë kur numri i imigrantëve ilegalë nga Meksika është në shifrat më të ulëta ndër vite. Apo për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit rreth kontrollit të klimës. Kur pyetet rreth përzierjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, ai thotë se ka marrë 306 vota elektorale dhe se demokratëve u nevojitej një arsyetim për humbjen në zgjedhjet të cilat do të duhej t'i fitonin. I pyetur nëse administrata e re është e obliguar që t'i respektojë marrëveshjet e arritura nga administratat paraprake, ai përgjigjet me të shpejtë "jo"! Ai thotë se, për të, Amerika është në rend të parë dhe se, duke i respektuar ato marrëveshje, SHBAja ka një borxh prej 20 trilionë dollarësh. Trump ka për qëllim që ta udhëheqë SHBA-në ngjashëm me kompaninë e tij, "Trump Organization". Është folur shumë rreth ngadalë- sisë me të cilën ai ka emëruar njerëzit në pozicione të ndryshme. Ja si e arsyeton ai një gjë të tillë: "Nuk do të bëj disa nga emërimet që janë bërë më parë, meqë ato poste nuk na nevojiten. Shikoni disa prej këtyre agjencive, sa të mëdha janë, por edhe sa të panevojshme që janë ato. Ato kanë me qindra mijëra njerëz". Dhe, si ia del ky njeri, i cili kurrë gjatë jetës nuk ka pasur shef, t'i ketë tani 330 milionë sish? Ai e pranon këtë fakt, por më pas jep një përgjigje të përkryer: "Kjo nuk është problem, meqë unë do ta bëj gjënë e duhur".

(Kosova Sot)

4 orë e 28 minuta më parë