Mendje perverse! Shqiptari dhe miku i tij dhunojnë seksualisht 3 mbesat e mitura të italianit

  • 11 October 2017 - 21:07
Mendje perverse! Shqiptari dhe miku i tij dhunojnë seksualisht 3 mbesat e mitura të italianit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në kryeqytetin italian, ku dy miq, njëri shqiptar dhe tjetri italian, kanë dhunuar seksualisht dhe në mënyrë sistematike 3 vajza të mitura.

Pas një hetimi të gjatë dhe të lodhshëm, policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë shqiptarin 43 vjeç me inicialet Z.L dhe mikun e tij italian, shtetasin 37 vjeçar me inicialet A.D.

Viktimat e ngacmimit seksual kanë qenë 3 vajza, mbesat e italianit 37 vjeçar.

Xhxaxhi i të miturave, duke përfituar nga lidhja familjare dhunonte seksualisht vajzat, e së bashku me të edhe miku i tij shqiptar.

Ka qenë kurajoja e fajzës më të madhe, e cila ka bërë të mundur ndërhyrjen e policisë në kohë, për të mos lejuar më ngjarje të tilla të turpshme. Denoncimi është bërë nga vajza e madhe dhe pas saj, edhe dy motrat kanë pohuar se janë abuzuar seksualisht nga xhaxhai i tyre dhe miku i tij shqiptar.

(Kosova Sot)