Burjani: Komandantët ta thonë të vërtetën

  • 11 October 2017 - 22:07
Burjani: Komandantët ta thonë të vërtetën

Analisti Blerim Burjani thotë se problemi me veteranët duhet të zgjidhet vetëm në bazë ligjore, meritore. "Kjo është një temë e ndjeshme tek kjo kategori njerëzish. Aty ka pasur shumë pakënaqësi dhe dyshim se si e kanë fituar statusin e veteranit shumë njerëz që kanë pretenduar se ishin në UÇK. Me letra po, por një pjesë e tyre nuk dihet se ku ishin gjatë luftës. Disa ishin edhe në shtetet fqinjë, dhe kanë ardhur fare rrallë edhe në zona të luftës. Tash këtë e dinë më mirë vetë komandantët e tyre. Pra, secila zonë duhet ta dijë saktë se cilët njerëz ishin në UÇK dhe kanë dhënë kontribut...Mendoj se kjo temë duhet të zbardhet nga vetë komandantët e zonave që e dinë shumë mirë gjendjen", theksoi Burjani.

(Kosova Sot)