Arrin në 21 numri i të vdekurve nga zjarri në Kaliforni

  • 11 October 2017 - 23:36
Arrin në 21 numri i të vdekurve nga zjarri në Kaliforni

Ka rritur në 21 persona numri i të vdekurve nga zjarri që ka përfshi disa rajone të Kalifornisë.

Po ashtu nga flakët janë lënduar 180 persona dhe 670 persona konsiderohen të zhdukur.

Siç ka njoftuar policia, nga zjarri janë djegur 2.000 shtëpi dhe 20.000 qytetarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të kërcënimit nga zjarri.

Zjarri ka përfshi një pjesë të njohur të Kalifornisë për prodhimin e verës.

(Kosova Sot)