Bajrami: Sistemi i drejtësisë ka dështuar

  • 11 October 2017 - 23:38
Bajrami: Sistemi i drejtësisë ka dështuar

Politologu Adnan Bajrami ka nënvizuar se në Kosovë deri më sot ka dështuar sistemi i drejtësisë, si nga gjyqtarët tanë po ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë, derisa politikanët kosovarë kanë arritur që edhe gjyqtarët ndërkombëtarë t'i korruptojnë, ndonëse këta të fundit, siç tha, kanë qenë një shpresë se do ta luftojnë korrupsionin, por që ka ndodhur e kundërta, pasi vetëm sa është instaluar më shumë ky sistem."Pra, përderisa një numër i prokurorëve e gjyqtarëve dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion, duke i mbyllur sytë para politikanëve, nuk pritet të ketë drejtësi të mirëfilltë dhe meritore, përderisa është vjedhur dhoma e dëshmive dhe ende nuk është zbardhur ai rast, nuk pritet që të dënohet ndonjë politikan, vetëm rrëzimi nga pushteti, edhe duke u emëruar prokurorë e gjyqtarë të rinj atëherë mund të shihet një shpresë në fund të tunelit!", spikati për gazetën "Kosova Sot" politologu Adnan Bajrami.

(Kosova Sot)