< Kaçaniku: Mungesë e angazhimit të autoriteteve - Lajme - Kosova Sot
Kaēaniku: Mungesė e angazhimit tė autoriteteve

Kaēaniku: Mungesė e angazhimit tė autoriteteve

Përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joligjore, kamatat e larta të kredive, mungesa e një angazhimi më serioz i autoriteteve kompetente për sektorin privat, janë vetëm disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve. Ndaj, Selatin Kaçaniku ("Konsumatori") tha për gazetën"Kosova Sot" se të gjitha këto do të duhej t'i dinin ARBK-ja dhe infrastruktura e cilësisë brenda MTI-së e brenda ministrive tjera; BQK-ja, ATKja, Dogana, PTK-ja, Asociacionet biznesore, Departamentet ekonomike të komunave dhe inspeksionet. "Nëse institucionet, asociacionet dhe mekanizmat e shtetit do të ishin të interesuara, konform ligjit, mandatit, etikës profesionale, këtë punë do të mund ta dinte edhe qytetari konsumator, taksapagues, partneri themelues më i mundshëm, më korrekt dhe më i sinqertë i shtetit", ka vlerësuar ai.

(Kosova Sot)

15 orë e 14 minuta më parë