Nis me përplasje parlamenti, Basha-Ruçit: Mos i vër kazmën, zbato rregulloren!

  • 12 October 2017 - 10:54
Nis me përplasje parlamenti, Basha-Ruçit: Mos i vër kazmën, zbato rregulloren!

Kuvendi i sotëm ka nisur me debate mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit dhe kryetarit të PD-së Lulzim Bashës.

Duke marrë fjalën, Basha i ka kërkuar Ruçit që të zbatojë rregulloren, dhe të mos përdorë shumicën e kartonave për ta shkelur atë.

Sherri në fjalë ka nisur pasi kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës, projektligji për pakicat.

“Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd, në qesharak e tragjik. Rregullorja fare qartë përcakton rregulloren e funksionimit. Detyra jote të zbatosh rregulloren. Fatkeqësi e madhe për vendin. Problemi i burrave e grave që nuk marrin mundimin të mendojnë por edhe problem i Shqipërisë.

Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë, mësoje këtë, zbato rregulloren. Mos i vër kazmën. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar”, deklaroi Basha.

Por, edhe pas këtyre deklaratave, Ruçi ka hedhur në votim propozimin e Dules, duke bërë kështu që deputetët e mazhorancës të mos nxjerrin nga rendi i ditës projektligjin për pakicat. 

 

(Kosova Sot)