Policia konfiskon në Gjilan barna me banderola të Serbisë

  • 12 October 2017 - 12:02
Policia konfiskon në Gjilan barna me banderola të Serbisë

Dje në një barnatore të Gjilanit janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi barnash, rreth 100 lloje të tyre.

Barnat, ka njoftuar Policia rajonale e Kosovës përmes kumtesës, kanë qenë pa banderola të Republikës së Kosovës dhe me banderola të Republikës së Serbisë.

Konfiskimi i barnave është bërë nga inspektorë të AKPM-Prishtinë (Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale) dhe në bashkëpunim me policinë nga Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme nga Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike.

(Kosova Sot)