4-vjeçari e vret gjyshin me armë zjarri (Video)

  • 12 October 2017 - 12:07
4-vjeçari e vret gjyshin me armë zjarri (Video)

Një djalosh 4-vjeçar e ka qëlluar dhe vrarë aksidentalisht gjyshin e vet me një revole që e kishte gjetur në derën e pasme të automjetit të gjyshit në Kaliforninë veriore.

Sherifi i kontit Pasquotank, Randy Cartwright, ka thënë se oficerët e policisë u thirren në një zonë rurale të dielën pasdite për një incident me të shtëna.

Hetuesit kanë thënë se gjyshi i identifikuar si Danny Patrick, 57-vjeçar, nga Elizabeth City, po gjuante me pushkë me nipin e tij dhe në një moment djaloshi ka shtënë duke e vrarë atë.

Sherifi ka thënë se Patrick është qëlluar në fytyrë.

Policia e ka gjetur të vdekur Patrickun në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot)